Rreth këtij Kursi
Kurs Dy-Javor për Pedikyr
Kursi dyjavor i Pedikyrit ju mundëson të fitoni një profesion të shpejtë dhe shumë të kërkuar, me mundësi reale për të siguruar të ardhura të konsiderueshme. Ky profesion është i lehtë për t'u mësuar dhe ushtruar, duke ju dhënë një mundësi të artë për të ndërtuar një karrierë të suksesshme në tregun e punës.
Çfarë Do të Mësoni
Java 1:
- Njohja me profesionin, mjetet e punës dhe përdorimi i tyre.
- Teoritë bazë të përdorimit të mjeteve të pedikyrit.
- Anatomia e këmbës dhe thonjve.
- Klasifikimi dhe llojet e lëkurave të këmbëve dhe thonjve të tyre.
- Teoritë bazë të përdorimit të frezave të pedikyrit.
- Praktikë mbi këmbë kukulle.
Java 2:
- Teknikat e modelimit dhe limimit të thonjve të këmbës.
- Teknikat e pastrimit të bazës së thoit, kutikulave dhe lëkurës së këmbës.
- Teknikat e aplikimit të produkteve në rendin e duhur.
- Praktikë me klientë realë.
- Trajnim për hapjen e biznesit.
Detajet e Kursit
- Data e Fillimit dhe Mbarimit: Gjate veres
- Kohëzgjatja: 2 javë (40 orë)
- Vendndodhja: Rruga Sami Frashëri, Qendra Metropol, Tiranë
- Kërkesat për Pranim: Mosha minimale 18 vjeç
- Certifikimi: Certifikata e lëshuar është e akredituar nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit të Shqipërisë dhe njihet në tregun e punës.
Kostoja e Regjistrimit
- Tarifa e Kursit: €500.00
- Mundësi Pagesash me Këste: Financim me 0% interes përmes Union Bank.
Na Kontaktoni