Sample image.

Kurs Berberi

Kohëzgjatja:
40 orë
Pagesa:
550 € (duhet paguar deri në ditën e parë të kursit)
Kërkesat:
Mosha minimale 16 vjeç
Certifikimi Final:
Certifikata e dhënë është e akredituar nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit të Shqipërisë dhe njihet në tregun e punës.

 Kurs Berberi 

Sample image.

Rreth Kursit

Kurs Berberi

Kurs Berberi

Përshkrimi i Kursit

Ky kurs ofron një formim profesional të specializuar për ata që dëshirojnë të zotërojnë teknikat dhe aftësitë e nevojshme për të punuar si berber. Programi është strukturuar për të mbuluar si aspektet teorike, ashtu edhe ato praktike të teknikave moderne të kësaj profesioni.

Çfarë do të mësoni?

Java 1:

  • Historia dhe evolucioni i berberisë
  • Higjiena dhe siguria në ambientin e punës
  • Anatomia dhe kujdesi për flokët dhe lëkurën
  • Teknikat bazë të prerjes së flokëve
  • Formësimi dhe stilimi i flokëve

Java 2:

  • Rroja dhe kujdesi për mjekrën
  • Berberia moderne dhe shërbimi ndaj klientit

Nëpërmjet kombinimit të mësimeve teorike, demonstrimeve praktike dhe seancave me klientë të vërtetë, kursi ndihmon studentët të zhvillojnë një metodë profesionale për ofrimin e shërbimeve të berberit.

Fokusi kryesor:

  • Përdorimi i produkteve dhe mjeteve profesionale
  • Personalizimi i stilit në bazë të formës së fytyrës
  • Menaxhimi i klientëve dhe ndërtimi i markës personale
  • Teknikat e avancuara të prerjes dhe formësimit të flokëve

Informacione të Kursit

  • Kohëzgjatja: 40 orë
  • Periudha: Gjate Veres
  • Gjuhët: Shqip, Italisht, Anglisht
  • Adresa: Rruga Sami Frashëri, Metropol Center, Tiranë

Përmbajtja e Kursit

Kursi do të trajtojë tema të ndryshme thelbësore për profesionin e berberit, përfshirë:

  • Hyrje në berberi: mjetet dhe pajisjet bazë
  • Anatomia dhe kujdesi për flokët dhe lëkurën
  • Teknikat e prerjes dhe formësimit të flokëve
  • Higjiena dhe siguria profesionale
  • Teknikat e rrojës dhe kujdesi për mjekrën
  • Shërbimi ndaj klientit dhe marketingu personal
  • Praktika me klientë të vërtetë dhe provimi final

Mundësi Profesionale

Pas përfundimit të kursit, ju do të jeni në gjendje të punoni si:

  • Berber në sallone,
  • Konsulent për stilimin dhe kujdesin e flokëve dhe mjekrës
  • Të hapni sallonin tuaj të berberit dhe shërbimeve estetike për meshkuj

Kush mund të aplikojë?

Kushtet e pranimit:

  • Diplomë e shkollës 9-vjeçare ose të mesme, gjithashtu e hapur për ata që kanë përvojë dhe dëshirojnë të përmirësohen me teknikat më të fundit të profesionit
  • Mosha minimale: 16 vjeç
  • Intervistë orientuese (telefonike ose me prezencë fizike)

Kosto dhe Pagesa

  • Tarifa e kursit: 550 €
  • Opsion pagesash: Plan pagesash pa interesa përmes Union Bank

Certifikimi

Certifikata e dhënë është e akredituar nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit të Shqipërisë dhe njihet në tregun e punës.

Si të rezervoni intervistën e orientimit?

Plotësoni formularin dhe ne do t’ju kontaktojmë për të sqaruar pyetjet tuaja ose për të organizuar një konsultë për t’ju ndihmuar të zgjidhni rrugën më të mirë profesionale.

Kontakt
Të gjitha të drejtat e rezervuara © 2025 La Griffe Academy | Dizajnuar dhe ndërtuar me ❤️ nga: inTech.al
Chat on WhatsApp