Sample image.

Master Haute Couture

Kohëzgjatja:
1 vit akademik
Datat:
Janar – Korrik
Gjuhët:
Shqip, Anglisht
Vendi:
Rruga Sami Frashëri, Qendra Metropol, Tiranë, Shqipëri

  Master Haute Couture  

Sample image.

Rreth Deges

Master Vjetor në Alta Moda

Master në Alta Moda

Masteri Vjetor Alta Moda është krijuar për stilistët që kanë përfunduar akademinë tonë ose një formim të barazvlefshëm dhe që kanë një përvojë të fortë në këtë sektor. Programi ofron teknika të avancuara të qepjes, qëndisjes dhe dizajnit, duke u mundësuar studentëve të fitojnë aftësitë dhe njohuritë e nevojshme për të dizajnuar dhe prodhuar koleksione të modës së lartë.

Ky Master do t'i çojë stilistët dhe dizajnerët në një nivel më të lartë, duke u mësuar teknikat për krijimin e veshjeve dhe koleksioneve të modës së lartë, nga zgjedhja e pëlhurave deri te krijimi i aksesorëve, nga qëndisjet ekskluzive deri te kujdesi për detajet dhe variacionet e modeleve unike për çdo veshje në koleksion.

Studentët do të mësojnë gjithashtu teknikat e moulage dhe teknikat e qepjes së avancuar të punuar me dorë, për të krijuar koleksione ekskluzive me pjesë unike ose limited edition.

Programi përfshin krijimin e veshjeve për evente ekskluzive, tapetin e kuq, sfilatat e modës Alta Moda etj. Me përgatitjen e pëlhurave dhe aksesorëve të punuar dhe qëndisur plotësisht me dorë, studentët do të krijojnë veshje Haute Couture, duke e çuar kështu formimin e tyre në nivelin më të lartë të industrisë së modës.

Detajet e Masterit

  • Kohëzgjatja: Rreth 1 vit akademik
  • Data: Janar – Korrik
  • Gjuha: Shqip, Anglisht
  • Vendndodhja: Rr. Sami Frashëri, Metropol Center, Tiranë, Shqipëri

Programi

Ja çfarë do të studiosh dhe do të mësosh falë Masterit tonë Alta Moda:

  • Njohuri mbi historinë e Modës së Lartë dhe sfilatat e të gjitha kohërave, historia e Haute Couture dhe evolucioni i saj në vite, si dhe historia e artit.
  • Kuptimi i procesit të dizajnit në Modën e Lartë.
  • Krijimi dhe zhvillimi i një koleksioni të Modës së Lartë me identitetin e markës suaj.
  • Ufficio Stile, me një vizitë ekskluzive në Milano.
  • Teknikat për zhvillimin e modeleve me variacione unike, sipas skicave të modës së lartë, si dhe krijimi i modeleve unike me teknikën moulage.
  • Qepje e avancuar dhe qëndisje për të kompletuar koleksionin e Modës së Lartë, me kujdes maksimal ndaj detajeve.
  • Krijimi i koleksioneve të punuara me dorë.
  • Përgatitja e një photoshooting për koleksionin Alta Moda, duke u kujdesur për pamjen e modeleve, grim dhe krehje.
  • Mësimi për të qenë drejtor kreativ i markës suaj Alta Moda.
  • Përgatitja në detaje e çdo veshjeje të koleksionit, duke krijuar një total look për një sfilatë gjatë Javës së Modës në Milano ose Paris, duke koordinuar muzikën, skenografinë dhe pamjen e modeleve në përputhje me markën.
  • Marketingu i koleksionit të Modës së Lartë: shtypi, media dhe rrjetet sociale të markës.
  • Analiza e veshjeve ikonike të koleksionit dhe aksesorëve gjithmonë të pranishëm në brand.
  • Krijimi i një portfolio të Modës së Lartë, duke kulmuar me koleksionin final të stilistit.

Mundësi Profesionale

Çfarë mund të bëhesh pas përfundimit të Masterit?

Duke u regjistruar në Masterin Alta Moda pas diplomës në Fashion Design, do të kesh mundësinë të punosh me një brand mode, duke u bërë fashion designer për linja veshjesh ose aksesorësh të Modës së Lartë.

Gjithashtu, mund të punosh në një Atelier Haute Couture, duke krijuar veshje të personalizuara me porosi ose të modës së lartë, duke përdorur teknikat e moulage dhe modelet unike me variacione të jashtëzakonshme.

Mund të dizajnosh, qepësh dhe qëndisësh veshje të punuara me dorë me mjeshtëri të lartë.

Për më tepër, do të kesh mundësinë të hapësh atelienë tënde dhe të krijosh një markë të Modës së Lartë, ose të punosh me VIP dhe personazhe të famshëm, duke krijuar koleksione ekskluzive dhe duke marrë pjesë në Paris Fashion Week Haute Couture.

Kërkesat për Pranim

Kush mund të aplikojë?

Masteri Alta Moda është i hapur për të gjithë të diplomuarit në Fashion Design dhe për profesionistët e industrisë së modës që dëshirojnë të çojnë karrierën e tyre në një nivel më të lartë.

Pranimi

Masteri është me numër të kufizuar.

Kandidatët do të përzgjidhen sipas kritereve të mëposhtme:

  • Diplomë në modë me vlerësim mbi 80%
  • Mosha: mbi 20 vjeç
  • Intervistë me një profesor (pranim me kalimin e një provimi të avancuar në fashion design në Akademi)

Kosto dhe Regjistrimi

Kostoja totale e Masterit përbëhet nga:

  • Taksë regjistrimi: €350
  • Tarifa shkollore: €5,500
  • Kosto shtesë për pjesëmarrje në Milano ose Paris Fashion Week dhe promovimin mediatik të markës (opsionale)
  • Pagesa me këste me interes 0% përmes financimit me Union Bank

Provimi dhe Certifikimi

Provimet

Provimet do të zhvillohen sipas lëndëve:

  • Provime me shkrim ose me gojë (lëndët teorike)
  • Detyra të shkruara dhe praktike (materialet, aksesorët)
  • Prova praktike (ufficio stile, modelimi, variacionet e qepjes)
  • Krijimi i 10 veshjeve për photoshooting, me total look të plotë
  • Provimi final: Përgatitja e koleksionit për sfilatë dhe promovimin e markës

Diploma

Në përfundim të Masterit, pas kalimit të provimeve finale, do të lëshohet një Diplomë Master në Modë të Lartë, e akredituar nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit të Shqipërisë.

Si te bëni intervistë orientuese

Për të mësuar nëse dega që ke zgjedhur përmban programin dhe kohëzgjatjen që i përshtatet pritshmërive të tua profesionale dhe për të marrë më shumë detaje rreth shkollës sonë, plotëso formularin dhe ne do të të kontaktojmë sa më shpejt të jetë e mundur për t’iu përgjigjur pyetjeve të tua ose për të caktuar një intervistë njohëse, ku do të të këshillojmë kursin më të përshtatshëm për ty.

Kontakt
Të gjitha të drejtat e rezervuara © 2025 La Griffe Academy | Dizajnuar dhe ndërtuar me ❤️ nga: inTech.al
Chat on WhatsApp