Sample image.

Fashion Marketing & Visual Merchandizing

Kohëzgjatja:
50 orë
Data të Fillimit:
Mars & Shtator
Gjuhët:
Shqip, Anglisht
Vendndodhja:
Rruga Sami Frashëri, Qendra Metropol, Tiranë, Shqipëri

  Fashion Marketing & Visual Merchandising Course  

Sample image.

About this Courses

Kursi i Marketingut të Modës & Visual Merchandising

Kurs i Shkurtër

Falë kursit të shkurtër në Fashion Marketing dhe Visual Merchandising, studenti do të thellojë të gjitha aspektet kryesore të komunikimit në marketing, duke përfshirë:

  • Reklamimin (advertising);
  • Marrëdhëniet me median (media relations);
  • Strategjitë për një vlerësim të duhur të markës së modës në mediat sociale.

Për të ofruar një trajnim bashkëkohor dhe inovativ, do të kushtohet një vëmendje e veçantë në dimensionin shoqëror dhe kulturor të konsumit, si dhe në teknologjitë e reja të komunikimit.

Përmes leksioneve teorike dhe ushtrimeve praktike, studentët do të mësojnë të zhvillojnë strategji marketingu dhe plane komunikimi.

Një fokus i rëndësishëm do t’i kushtohet studimit të Visual Merchandising, si një mjet i rëndësishëm i komunikimit dhe promovimit të identitetit të markës.

Përveç mësimeve në klasë dhe ushtrimeve praktike, kursi përfshin workshope me ekspertë të tregut të luksit dhe kodet e tij të komunikimit.

Kohëzgjatja:

50 orë

Data e Fillimit të Kursit:

Mars - Shtator

Gjuhët:

Shqip, Anglisht

Vendndodhja:

Rruga Sami Frashëri, Qendra Metropol, Tiranë


Programi

Përmbajtja

  • Panoramën aktuale të tregut të modës: sfida dhe përgjigje;
  • Imazhin e kompanisë dhe përkufizimin e branding-ut;
  • Komunikimin e brendshëm dhe institucional të kompanive;
  • Konsumin e ri dhe konsumatorët e rinj: gjenerata Millennials;
  • Komunikimin e integruar në modë: strategjitë tradicionale dhe dixhitale të reklamimit;
  • Marketingun e modës: përkufizimi, funksioni dhe elementët strategjikë;
  • Retail, multikanalizimin dhe omnichannel;
  • Teknikat e Visual Merchandising;
  • Lojërat, spektaklet dhe gastronomia: krijimi i eksperiencave si vlerë shtesë;
  • Marrëdhëniet me publikun: si të bëjmë që produkti i modës të tërheqë vëmendjen (pret-à-porter dhe menaxhimi i luksit);
  • Redaktimi i modës, shkrimi dhe dizajni i reklamave;
  • Rrjetet sociale, blogerët dhe influencer-ët: modele të reja dhe dinamika të pazbuluara.

Mundësi Profesionale

Çfarë pune mund të bësh?

Duke u regjistruar në kursin e shkurtër në Fashion Marketing dhe Visual Merchandising, mund të ndjekësh një karrierë në fusha të ndryshme dhe të arrish punën e ëndrrave të tua.

Këto janë disa nga pozicionet profesionale që mund të synosh:

  • Specialist i PR në Modë (Fashion PR Specialist)
  • Menaxher i Markës (Fashion Brand Manager)
  • Menaxher i Retail-it (Retail Manager)

Kërkesat për Pranim

Kush është kandidati ynë ideal?

Ky kurs i dedikohet të gjithë atyre që duan të thellojnë njohuritë mbi strategjitë komplekse të Marketingut dhe Komunikimit në sektorët e Modës dhe Luksi, si dhe dynamikën e Visual Merchandising.

Pranimi

Kursi ka vende të kufizuara dhe kandidatët do të përzgjidhen në bazë të:

  • Diplomës së shkollës së mesme ose profesionale;
  • Moshës mbi 18 vjeç;
  • Një interviste orientuese (telefonike ose me prezencë).

Kostoja dhe Regjistrimi

  • Parapagim dhe regjistrim: €1000,00
  • Mundësi pagesash me këste me interes 0%, nëpërmjet financimit nga Union Bank.

Provimi dhe Çertifikimi

Diploma e përfundimit të kursit është e akredituar nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit e Shqipërisë dhe e njohur në tregun e punës


Si te bëni intervistë orientuese

Për të mësuar nëse dega që ke zgjedhur përmban programin dhe kohëzgjatjen që i përshtatet pritshmërive të tua profesionale dhe për të marrë më shumë detaje rreth shkollës sonë, plotëso formularin dhe ne do të të kontaktojmë sa më shpejt të jetë e mundur për t’iu përgjigjur pyetjeve të tua ose për të caktuar një intervistë njohëse, ku do të të këshillojmë kursin më të përshtatshëm për ty.

Na Kontakto
Të gjitha të drejtat e rezervuara © 2025 La Griffe Academy | Dizajnuar dhe ndërtuar me ❤️ nga: inTech.al
Chat on WhatsApp